Dita Evropiane e Mikrofinancës

Synohet rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën

Institucionet mikrofinanciare në gjithë Evropën sot shënojnë 20 tetorin-Ditën Evropiane të Mikrofinancës.

Dita Evropiane e Mikrofinancës, synon rritjen e ndërgjegjësimit për mikrofinancën si një mjet për të luftuar përjashtimin social dhe papunësinë në Evropë.

Ndryshe, institucionet mikrofinanciare llogaritet se brenda një viti japin afër 100 milionë euro në të gjithë sektorët. Kredia mesatare është rreth 1,100 euro.

Në Evropë dhe Kosovë për herë të parë u shënua në vitin 2015, si një vegël për të theksuar rëndësinë e sektorit mikrofinanciar në Evropë, nga perspektiva sociale dhe ekonomike.

Qëllimet kryesore të kësaj dite janë: të shtohet vetëdija e qytetarëve për ekzistencën e mikrofinancës dhe të vlerësohet vlera e saj në luftimin e papunësisë, të tërheq vëmendjen e mediave për mënyrën si mikrofinancat funksionojnë në Evropë dhe si ndihmon të përjashtuarit nga sektori financiar tradicional, të mundësojë vlerësimin për arritjet e njerëzve ne nivelet lokale./21Media

 

Back to top button