Presidentja kroate i shtron darkë Thaçit
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, gjatë një vizite pune në Kroaci, po pritet me nderime të larta nga homologia kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.
Ajo i ka shtruar darkë presidentit Thaçi. “Mënyra më e mirë për të përfunduar një ditë të shkëlqyeshme është një darkë e shtruar nga Presidentja Grabar-Kitaroviq, në të cilën për nderin tonë janë të ftuar disa nga shqiptarët e suksesshëm që e kanë bërë shtëpi të tyre të dytë Kroacinë”, ka thënë Thaçi përmes një postimi në “Facebook”.
Presdenti Thaçi tha se këta janë konfirmimi më i mirë i marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve tona, shkruan rtv21.tv.
“Jemi krenar me punën e tyre, me të arriturat e tyre dhe me respektin që kanë gjetur dhe e gëzojnë në Kroaci. Këta janë fytyra e vërtetë e Kosovës, këta janë shembulli më i mirë për të gjithë ne”, ka përfunduar i pari i vendit./21Media