Shatri shpalos plan-programin e koalicionit PAN për ekonominë

Shatri tha se do t’i rrisin burimet e të hyrave buxhetore

Në “Debat Përnime” me Jeta Xharrën, të ftuar ishin përfaqësuesit e partive politike të cilët shpalosën plan-programet e tyre me theks të veçantë në fushën e ekonomisë.

Haki Shatri nga koalicioni PAN, tha se koalicioni i tyre do të aplikojë politika fiskale zgjeruese me çka tha se nënkupton që do të vazhdojë të zgjerohet kapaciteti buxhetor pa e rreziku standardin e qytetarëve dhe shancën e bizneseve për zhvillim, shkruan rtv21.tv

Shatri tha se burimet e të hyrave do t’i rrisin përmes luftimit të evazionit fiskal si dhe përmes rritjes së të hyrave që gjenerohen nga rritja e GDP-së./21Media

Back to top button