ISIS sulmon një hotel në Filipine
Dhjetëra njerëz janë lënduar pasi njerëz të armatosur të ISIS-it kanë hapur zjarr në një resort hotelësh në afërsi të aeroportit të Manilas
Gjuajtjet filluan në resortin shumë të famshëm në Pasay City në Manila të Filipineve, rreth mesnatës në kohën lokale, dhe dëshmitarët panë rreth dy orë gjuajtje pa ndalur.
Edhe eksplodime u dëgjuan duke ardhur nga hoteli i turistëve, dhe viktima të përgjakura janë parë duke u nxjerrë nga ndërtesa, shkruan rtv21.tv.
Së paku një sulmues i maskuar ka hyrë në katin e dytë të kompleksit dhe ka gjuajtur me armë në drejtim të stafit dhe mysafirëve.
ISIS ka marrë përgjegjësi për sulmin./21Media