Haradinaj në Sharr premton investime në blegtori dhe turizëm

I nominuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte ka takuar banorët e Sharrit

Haradinaj tha se: “Kjo trevë është një zonë me resurse të mëdha, njerëzore dhe të natyrës, së cilës i ka munguar një vëmendje dhe përkushtim i shtetit, që të marrë hapat e zhvillimit të madh e të shpejtë”.

“Mbështetja në sektorin e blegtorisë, por edhe investimet në fushën e turizmit, do t’i bëjnë malet e Sharrit e të Opojës, një oazë të vërtetë zhvillimi në këndin jugor të Kosovës”, shtoi Haradinaj.

Për më tepër Haradinaj ka shtuar se, natyra e pasur dhe vullneti i madh për punë e zhvillim i njerëzve të kësaj ane, janë mundësi reale për një jete më të mirë e plot atraksion në këtë zonë.

Haradinaj, u zotua se nëse fiton Qeveria e tij do të jetë garant i investimeve dhe zhvillimit në këtë trevë./21Media

Back to top button