Buxheti 2020 në mbledhjen e sotshme të Qeverisë së RMV-së

Prezantohet informacioni për nevojën e furnizimit dhe instalimit të pajisjeve mjekësore

Në rendin e ditës së mbledhjes së rregullt të 163-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është venë për miratim Propozim-buxheti për vitin 2020, si dhe Propozim-Ligji për realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020.

Në këtë mbledhje Qeveria do të shqyrtojë edhe informatën me Propozim-vendim për blerjen dhe adaptimin e hapësirës në selinë e re të NATO-s në Bruksel për nevojat e Misionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë sot do të prezantohet edhe informacioni për nevojën e furnizimit dhe instalimit të pajisjeve mjekësore, inventarit mjekësor dhe jo mjekësor për nevojat e Institucioneve shëndetësore publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut./TV21

Back to top button