BQK në konferencë për ngritjen e çmimeve për sigurimin e automjeteve
Kërkohet shfuqizimi i vendimit për shtrenjtimin e sigurimeve
Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për ngritjen e çmimeve 26% për sigurimin e automjeteve ka ngjallur reagime në Kosovë, me qytetarët të cilët shprehen se ky vendim është i padrejtë dhe i papërballueshëm.
Në lidhje me këtë vendim janë paralajmëruar edhe disa protesta para Bankës Qendrore të Kosovës, madje disa prej organizatorëve kanë thënë se ato do të vazhdojnë deri në tërheqjen e këtij vendimi. Nesër është paralajmëruar të mbahet një protestë nga një grup në Facebook “Merakli të kerreve”, ndërkaq protesta tjetër është paralajmëruar për pasnesër nga “Speedomaniaks”.
Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës ka ftuar mediat një konferencë nga ora 11:00, ku temë e saj do të jetë pikërisht ngritja e çmimeve për sigurimin e automjeteve.
Ndryshe, BQK kishte marrë vendim për shtrenjtimin e sigurimeve më 1 nëntor, ndërsa në fuqi ka hyrë më 15 të këtij muaj./21Media