Grabitet një makinë që transportonte vlera monetare
Grabitja ka ndodhur sot ne mesditë
Një makinë security ku udhëtonin dy persona është grabitur në zonën e Kasharit në Shqipëri.
Grabitja ka ndodhur sot ne mesditë në dalje të autostradës Tiranë- Durrës. Persona të paidentifikuar kanë ndaluar një makinë “security” dhe i kanë zbritur nga makina dy personat që udhëtonin në të.
Brenda ka qenë një punonjës i kompanisë së sigurimit dhe një punonjës i një qendre tregtare.
Autorët i kanë ndaluar për të grabitur vlerat monetare, por pasi në makinë nuk ka patur para, ata e kanë braktisur pak metra më tej, në një rrugë dytësore ku janë larguar në këmbë në drejtim të panjohur./oranews