Gjenden dhjetëra civilë të vdekur në rrugët e Mosulit
Dhjetëra kufoma të civilëve janë gjetur në rrugët e Mosulit, të cilët besohet se u përpoqën të shpëtojnë nga xhihadistët e ISIS-it
Kufomat janë gjetur në afërsi të rrugëve, jo shumë larg vijës së frontit, ku luftojnë forcat e armatosura të Irakut kundër xhihadistëve, njoftoi Reuters.
Në mesin e të vdekurve ka burra, gra dhe fëmijë. Pranë tyre janë gjetur edhe çantat dhe gjësendet që ata mbanin me vete, gjatë tentimit të arratisjes nga qyteti i kontrolluar nga ISIS-i.
ISIS ka qëlluar të gjithë civilët që kanë parë gjatë përpjekjeve të arratisjes, ku mese shumti viktimat janë qëlluar nga snajperistët.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?