Haradinaj: S’ka veç me u anku, Kosova do të ecë përpara!

Haradinaj tha se ndihet keq që nuk e ka bërë të duhurën për veti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj gjatë fushatës zgjedhore që ka zhvilluar sot në Klinë, ka thënë se “nuk ka më veç me u ankuar, Kosova do të ecë përpara”.

Haradinaj ka theksuar se Klina është njëra prej shumë komunave që meriton përkrahjen e vërtetë të shtetit. “Ndjehem keq që asnjë qeveri, deri më sot, nuk e ka bërë të duhurën për këtë vend që, njëkohësisht, lidh dy prej regjioneve më të rëndësishme të Kosovës, Dukagjinin dhe Drenicën”, ka thënë Haradinaj duke shtuar se do të marrin vendime të mëdha.

”Nuk mund të rrijmë duarkryq e të mbesim vetëm duke u ankuar. Do të marrim vendime të mëdha për vendin dhe qytetarët tanë. Kosova do të ecë vetëm përpara! Pasuritë e kësaj toke do t’i kthejmë në zhvillim ekonomik dhe punësim. Me 11 qershor, vendosni për tu bashkuar për shtetin, zhvillimin, punësimin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit”, ka theksuar Haradinaj.

Back to top button