Vdiq nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani
Varrimi do të bëhet sot
Sot në orët e hershme të mëngjesit vdiqën nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani nga fshati Komoran i komunës së Drenasit.
Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit.
“Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulëm në zemër Miradia, së bashku me djalin Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.
Sipas informatave, Luani vdiq posa kuptoi për vdekjen e nënës.
Varrimi do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e lagjes Alushani.