Kaloni te përmbajtja kryesore

Kasapolli: LDK nuk është ngritur ende pas vitit 2020

Analisti politik Gëzim Kasapolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se LDK-ja është në pritje të një ftese zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëpunim, duke theksuar se kjo është e vetmja parti që Vetëvendosje e ka përmendur publikisht si partnere të mundshme.

Kasapolli tutje tha LDK-ja është njëkohësisht shembulli më i qartë i mënyrës se si Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë vepruar ndaj saj ndër vite.

“LDK e pret një ftesë nga VV, sepse është partia e vetme për të cilën Vetëvendosje është deklaruar se e sheh të përshtatshme për bashkëpunim. Por, LDK është edhe shembulli më i mirë i asaj se çfarë ka bërë Albin Kurti dhe Vetëvendosje, me tendencën për ta shaktërruar këtë parti”, u shpreh Kasapolli.

Ai vlerësoi se kriza e LDK-së ka nisur me zhvillimet politike të viteve 2020–2022 dhe se partia ende nuk ka arritur të rikuperohet plotësisht.

“Sipas meje, procesi i dobësimit të LDK-së ka filluar në vitet 2020–2022. Që nga ai moment, LDK nuk ka mundur të rimëkëmbet nga ajo që ka ndodhur. Pavarësisht se personi që e ka dëmtuar më së shumti,  Vjosa Osmani, ajo u rikthye perseri, ndërsa LDK vazhdon të luftojë për mbijetesë dhe ende e ka të vështirë”, deklaroi Kasapolli.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button