Vdiq një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës
I ndjeri kishte pësuar infarkt
Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton se sot rreth orës 16:30, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka vdekur një i burgosuri
“I burgosuri (me inicialet F. Ll , i lindur më 1971) rreth orës 15:46 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.“, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se sipas mjekut kujdestar, dyshohet se F. Ll kishte pësuar infrakt.
SHKK njofton se i ndjeri ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje.
Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion./21Media