Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në byrektore

Të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

Tre persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi në një bombole gazi në një byrektore në Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 7:25 të mëngjesit në rrugën “3 Dëshmorët”.

“Rreth orës 07:25 në rrugën “3 dëshmorët” në një pikë që tregton prodhime brumi, ka shpërthyer një bombol gazi ku si pasojë është lënduar lehtë shtetasja K.S, bashkëpronarja e biznesit, si dhe dy punonjëset A. M dhe M. P”, ka bërë të ditur policia

Aktualisht grupi hetimor është në vendin e ngjarjes ku po vazhdon hetimet se si ka ndodhur rasti./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button