Skandali me mish të kalit në Ferizaj
Inspektorati i Ferizajt, mohon një gjë të tillë
Ditëve të fundit në media ka qarkulluar një lajm se në Ferizaj përveç mishit të lopës po përdoret edhe mishi i kalit për suxhuk. Kjo ka shkaktuar panik te qytetarët po ashtu edhe te Inspektorati i Komunës së Ferizajt, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë si dhe Policia, të cilët janë duke e hetuar rastin dhe po e kërkojnë personin që e ka dhëne një deklaratë të tillë./21Media
(Përgatiti: Aurela Elshani, Kamera: Sejdi Canolli)