Australianët përparojnë drejt krijimit të vaksinës kundër koronavirusit

Në Kinë arrin në 132 numri i vdekjeve

Një ekip shkencëtarësh në Australi thanë të Mërkurën se ata kanë zhvilluar me sukses një version laboratorik të koronavirusit të ri, i pari që u rikrijua jashtë Kinës, një përparim që mund të ndihmojë në shpejtimin e krijimit të një vaksine.

Studiuesit në Institutin Peter Doherty për Infeksion dhe Imunitet në Melburn thanë që ata do të ndajnë shembullin me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe laboratorët në të gjithë botën.

“Ky është një hap, është një pjesë e enigmës për të cilën ne kemi kontribuar,” u tha gazetarëve Zëvendës Drejtori i Institutit Doherty, Mike Catton.

Kina konfirmoi të martën se numri i vdekjeve ishte rritur në 132 të martën, si janë prekur 5,974 persona. Virusi përhapet përmes kollës dhe teshtitjeve dhe ka një periudhë inkubacioni deri në 14 ditë./21Media

Back to top button