Konjufca: Zahir Pajaziti do të nderohet gjithnjë sa të ketë komb shqiptar

Hoamzhe pranë shtatores së heroit të kombit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka bërë homazhe dhe ka vënë kurora me lule pranë shtatores së heroit të kombit Zahir Pajaziti në 23 vjetorin e rënies.

Kryeparlamentari Konjufca tha se pas rënies së Zahir Pajazitit mijëra djem e vajza të Kosovës ishin mbushur me vullnet dhe ishin bëri gati për luftën çlirimtare.

Ai tha se Zahir Pajaziti do të nderohet gjithnjë sa te ketë komb shqiptar.

“Kur okupatori frikësohet dhe të ndjehet i pasigurt është akti i parë për çlirimin e një populli. Pas veprimtarisë, pas heroizmit, pas rënies të Zahir Pajaziti me shokë ishim me mijëra djem dhe vajza të Kosovës të cilët ishin të mbushur me plotë vullnet dhe gatishmëri për aksion dhe luftën tonë çlirimtare. Kjo është garancia kryesore për çlirimin e një populli. Sa të ketë komb shqiptar do të nderojmë dhe respektojmë gjithmonë veprën e lavdishme të Zahir Pajazitit dhe të Çetës së Llapit”, tha Konjufca.

Komandanti i UÇK-së Zahir Pajaziti bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën më 31 janar të vitit 1997 kanë rënë heroikisht në një përballje me forcat serbe në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Back to top button