Pacolli do ta votojë Kurtin
“Unë do t’ju votojë juve”
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli tha se partia e tij do të jete konstruktive në këtë legjislaturë dhe se do të jenë të pranishëm për të votuar gjithçka që është në të mirë të Kosovës.
“Unë dhe njerëzit e mi asnjëherë nuk do ta lëshojmë sallën, kur votohet diçka e rëndësishme, ne do të jemi këtu. Unë do t’ju votoj juve. Ta shohim nga ardhmja, mos të kthehemi në të shkuarën. Jam dhe do të mbetëm pjesë e opozitës. Çdo pikë e programit tuaj do analizohet nga unë, do t’iu përballë me dështimet tuaja, nëse ato janë të arsyeshme. Kam qenë do të mbetëm konstruktiv dhe derisa të kryhet shtet ndërtimi i Kosovës do të mbetëm ashtu. Puna e mbarë ju qoftë”, theksoi Pacolli.
Mandatari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti në fjalën e tij gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës shpalosi programin qeverisës./21Media