Kurti deklarohet për taksën ndaj Serbisë
Kurti dhe Apostolova në konferencë për media
I dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump për Kosovën dhe Serbinë, Richard Grenell i kërkoi dje qeverisë së re të Kosovës të heqë taksën për mallrat e importuara nga Serbia.
Një ditë më pas, kryeministri Albin Kurti tha “ne konsiderojmë që jemi këtu ku jemi si qeveri e re edhe për shkak të zotimit tonë që me Serbinë do të kemi reciprocitet politik, ekonomik dhe tregtar si zëvendësim për tarifën 100%”, tha Kurti.
Ai deklaroi se Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk i vendos në të njëjtën fjali asnjëherë edhe për shkaqe historike edhe për arsye aktuale.
Këto deklarata ai i bëri pas takimin me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Ai tutje tha se “mbi 60% e votave në mesin e shqiptarëve kanë qenë praktikisht me parimin e reciprocitetit”.
Në fund kryeministri tha se do ta ketë princip pune parim e shëndoshë të marrëdhënieve konstruktive në botën e zhvilluar demokratike e perëndimore./21Media