Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me koronavirus

Dyshohet se virusi u bart nga e ëma

Një foshnje në Kinë u diagnostifikua me koronavirus vetëm 30 orë pas lindjes. Dyshohet se koronavirusi u bart nga e ëma, e cila kuptoi se është e infektuar pak para lindjes.

Mjekët në Kinë po frikësohen se mos infeksionet mund të barten nga nënat te foshnjet e tyre në mitër. Lajmi erdhi pasi ekspertët pohuan se virusi mund të shpërndahet edhe nga fekalet.

Mjekët ia bënë foshnjes një test 30 orë më vonë dhe rezultoi pozitiv. Foshnja u transferua në spitalin e fëmijëve në Wuhan, në të cilën po trajtohen të gjithë fëmijët e infektuar, transmeton rtv21.tv

Raportohet se ajo është një nga dy foshnjet e lindura që ka koronavirusin./21Media

Back to top button