Diskutohet për sigurinë dhe drejtësinë
U tha se rëndësia e shtetit të së drejtës është e domosdoshme
Siguria dhe drejtësia, dy tema të cilat janë shumë të rëndësishme për Kosovën ishin ato për të cilat u bisedua gjerë e gjatë, në takimin e sotëm të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të Zyrës Diplomatike të Belgjikës, Jean-Louis Servais.
Po ashtu u theksua se rëndësia e shtetit të së drejtës është shumë e domosdoshme dhe për këtë duhet të merren hapa sa më parë.
Takimet do të vazhdojnë dhe se bashkëpunimi në fushën e ligjit do të shtohet dhe do të jetë më përmbajtësor./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?