Thaçi: Me Trumpin dhe Grenellin dialogu do të përfundojë me njohje
Kosova me përkrahje të përhershme të SHBA-së
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka treguar vëmendje të madhe për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Letrat e tij e kanë skicuar epilogun e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Nën udhëheqjen e presidentit Trump dhe punën e shkëlqyeshme të ambasadorit Grenell jam besimplotë se ky proces do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.
I pari i vendit në fund theksoi se Kosova është e bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së./21Media