Gjendet një person i vdekur në Prizren

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion

Një person i moshuar është gjetur mbrëmë pa shenja jete në Prizren.

Ankuesi nga komunitetit turk ka informuar se për deri sa ishte duke ecur në rrugën “Rrustë Kabashi”, kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës nga komuniteti boshnjak, e ka konstatuar mjeku.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button