Dy persona të lënduar rëndë nga stuhia në Gjermani

Njëri prej të lënduarve është në rrezik për jetë

Stuhia “Sabine” shkaktoi dëme të shumta në Gjermani – dhe nuk ka mbaruar ende. Në qytetin Saarbrücken dy persona u lënduan rëndë nga një pemë që u rrëzua, njëri prej tyre është në rrezik për jetë.

Sipas parashikimeve, stuhia po tërhiqet në jug këtë të hënë dhe do të zgjasë deri të martën, transmeton 21Media.

Trenat nuk po qarkullojnë në distanca të gjata në orët e para të mëngjesit. Gjithashtu janë paralizuar disa rrugë rajonale, siç janë në Bavari, Hesse, Rhineland-Palatinate dhe Saarland.

Tani për tani asgjë nuk funksionon në aeroporte, qindra fluturime janë anuluar.

Shkollat janë mbyllur për mijëra fëmijë./21Media

Back to top button