Kurti bën homazhe te varri i Arben Xheladinit

13 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje e familjarë, sot bënë homazhe te varri i Arben Xheladinit.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë./21Media

Back to top button