AAK-ja nuk i përjashton as protestat
Abrashi: Do t’i shfrytëzojmë metodat demokratike për ta mbrojtur taksën e projektin e Dukagjinit
Zëvendësimi i taksës 100 për qind me reciprocitet po kundërshtohet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Grupi parlamentar i kësaj partie në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim që të fillojnë mbledhjen e nënshkrimeve për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për të kundërshtuar këtë iniciativë të kryeministrit Albin Kurti, si dhe për të kundërshtuar edhe anulimin e vendimit për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit. AAK nuk i përjashton as protestat.(Teksti- Donika OSMANI, kamera- Gyner MUJA)./21Media