U përkujtua dëshmori Selman Vojvoda
Thaçi: Selman Vojvoda doli në ballë të demonstratave për një Kosovë të lirë
Me rastin e 30-vjetorit të rënies së tij u mbajt akademi përkujtimore për dëshmorin Selman Vojvoda i cili u vra nga forcat serbe në protestën popullore me moton “Demokraci kundër dhunës” në vitin 1990. Me këtë rast presidenti Hashim Thaci tha se Selman Vojvoda ra heroikisht në rezistencën paqësore kundër policisë dhe ushtrise serbe dhe se rënia e tij ka një simbolikë të vecantë për gjithë Kosovën.(Teksti- Valmira HOTI, kamera- Berat BAHTIRI)./21Media