Dy serbë janë prekur nga koronavirusi
Daçiq jep detaje për dy serbët
Dy serbë të moshës 29 e 30 vjeç, janë prekur nga koronavirusi.
Këtë e ka bërë të ditur për “Tanjug”, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai ka thënë se ata janë dy anëtarët e fundit prej 11 sa ishin në ekuipazhin e anijes “Diamond Princess” në Japoni, që ishte futur në karantinë tash e disa javë në portin e Yakohamas.
“Ambasada e Serbisë në Japoni është në kontakt të vazhdueshëm me ta, të gjithë serbët që ishin në anije kanë numrin kontaktues të ambasadës”, ka thënë Daçiq.
Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi, në mbarë botën, ka shkuar në mbi 2 mijë e 600./21Media