Sulm në SHBA, 5 të vdekur
Për sulmin reagoi edhe presidenti Trump
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një sulm me armë ka ndodhur në Wiskonsin, shkruajnë mediat amerikane.
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një kompani me ç’rast u vranë 5 persona. Ende nuk dihen motivet e këtij sulmit.
Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe presidenti Donald Trump. E cilësoi vrasjen si ngjarje të tmerrshme dhe kërkoi që të zbardhet sa më shpejt. /21Media