Thaçi takoi kongresistin Engel: Kosova e angazhuar për të ndërtuar paqe të qëndrueshme

Sipas Thaçit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka takuar edhe kongresistin Eliot Engel, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme.

Me këtë rast, Thaçi është shprehur se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë miqësi të thellë dhe lidhje të veçantë, që sipas tij, do të zgjasë përgjithmonë.

“Ju me angazhimin tuaj për tri dekada jeni ndër ata që e kanë ndërtuar këtë marrëdhënie të veçantë”, është shprehur Thaçi, bëhet e ditur në komunikatën e presidencës.

Presidenti në takimin me Engel ka theksuar se Kosova është e angazhuar për të ndërtuar paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe se për 12 vjet shtet ka bërë progres të madh./21Media

Back to top button