Kurti: Vrasja mizore e Kelmendit më shumë se krim
Kryeministri kërkon që të hetohet vrasja e Qerim Kelmendit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagpo lidhur me vrasjen dhe djegjen e veturës së ish- ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Kurti përmes një postimi në “Facebook” i ka bërë thirrje policisë dhe prokurorisë që ta hetojnë rastin.
“21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti. Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim.”, shkroi ndër tjerash Kurti në Facebook.
Mbrëmë pas mesnate në fshatin Zahaq të Pejës u vra ish-luftëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi./21Media