Rukiqi tregon se cilat biznese do të hapen në fazën e parë
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi foli për lehtësimin e masave nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat do të fillojnë të zbatohen nga 4 maji.
Rukiqi në “Argument Plus”, dha detaje për planin e hapjes graduale të ekonomisë nga 4 maji dhe për aktivitetet biznesore që pritet të rihapen.
Në fazën e parë, tha se ato sektore që janë me më pak rrezikshmëri do të hapen, sikurse ndërtimtaria, pastaj pjesa e tregtisë me pakicë dhe bizneset e tjera.
Kurse për fazën e dytë tha se do të fillohet me disa shërbime esenciale, kompletohet hapja e tregtisë me pakicë dhe bëhet një vlerësim për hapjen e qendrave tregtare dhe kopshteve, si dhe një pjesë e transportit.
Ndërsa në fazën e tretë është paraparë të fillohet me gastronominë, hotelet, restaurantet dhe kafiteritë./21Media