Gabriel: Bisedimet e Brexit ta mbajnë Britaninë më pranë BE-së
Gabriel beson se zgjedhjet britanike do të hapnin rrugën për bisedimet e Brexit
Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel shprehu besimin që zgjedhjet britanike do të hapnin rrugën për bisedimet e Brexit, që do të lejonin që Londra të qëndronte sa më afër Bashkimit Evropian.
“Mesazhi i votuesve ishte se Londra duhet të ndiqte bisedime të drejta me BE-në”, tha Gabriel, i cili gjithashtu shërben si zëvendës i kancelares, Angela Merkel.
“Prioriteti i partive politike të Britanisë së Madhe tani duhet të jetë formimi i shpejtë i një qeverie, kështu që ne mund të bëjmë negociata serioze për ta mbajtur Britaninë sa më afër Bashkimit Evropian”, shtoi Gabriel.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?