Kaloni te përmbajtja kryesore

​Dita e katërt e fushatës, partitë me tubime në gjithë Kosovën

Subjektet politike vazhdojnë ditën e katër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat do të mbahen 7 qershor.

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë e shtatë orë dhe do të përfundojë më 7 qershor në orën 06:59. Buxheti i miratuar për organizimin e zgjedhjeve është 10.88 milionë euro.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas krizës institucionale të shkaktuar nga dështimi për zgjedhjen e presidentit brenda afatit kushtetues, çka çoi vendin në një proces të ri zgjedhor.

Agjenda e plotë:

Fusha zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje:

Tubim zgjedhor në Hani i Elezit. Pa lokacion, ora 12:00)

Tubim zgjedhor në Kaçanik. (E pa caktuar ende, ora 14:00)

Tubim zgjedhor në Obiliq. (Shtëpia e Kulturës, ora 18:00)

Tubim zgjedhor në Vushtrri. (“Palestra e Sporteve “Jeton Tërstena – Tota”, ora 19:30)

Fushata zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës:

Takim me punëtorët e arsimit. (Hotel “Emerald”, ora 14:00)

Tubim zgjedhor në Istog. (Restaurant Trofta, ora 16:00)

Tubim zgjedhor në Klinë. (Sheshi i qytetit, ora 17:00)

Tubim zgjedhor në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 18:30)

Tubim zgjedhor në Vushtrri. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 19:30)

Fushata zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Tubim zgjedhor në Malishevë. (Restaurant “Mani”, ora 15:00)

Tubim zgjedhor në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi”, ora 16:00)

Tubim zgjedhor në Gjakovë. (Platoja e Parkut të qytetit, ora 17:30)

Tubim zgjedhor në Lipjan. (Sheshi i qytetit, ora 19:00)

Tubim zgjedhor në Prishtinë. (SHMU “Ahmet Gashi”, ora 20:00)

Fushata zgjedhore e Aleancës:

Tubim zgjedhor në Podujevë. (Restaurant “Arizona”, ora 16:00)

Tubim zgjedhor në Klinë. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, ora 19:00)

Tubim zgjedhor në Istog. (Restaurant “Butrinti”, ora 20:00)

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button