Arrestohet për posedim droge

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë një person për posedim droge, sasia e të cilës nuk është bërë e ditur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Imzot Nikprelaj”, njofton sot Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.

Personi i njëjtë është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Back to top button