Fillon votimi në Gjilan

Kosova voton

Në një nga qendrat më të madha në Gjilan, në shkollën “Thimi Mitko” ka filluar me kohë votimi. Në Gjilan janë 34 qendra të votimit, ndërsa të drejt vote në Gjilan kanë 99 mijë e 33 qytetarë.

Menaxherja e shkollës, Fitore Malaj tha se duke marr parasysh numrin e madh të pikave të votimit në këtë qendër është normale që të ketë telashe në sistemimin e komisonerëve dhe vëzhguesve, mirëpo sipas saj tani githçka po shkon në rregull.

Ky proces po mbikëqyret prej përfaqësuesve të KQZ-së, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Mbi 1 milion e 872 mijë qytetarë me të drejtë vote do të vendosin se kush do ta qeverisë Kosovën në mandatin e ardhshëm. Me votën e tyre, qytetarët do ta caktojnë përbërjen e ardhshme të Kuvendit, i cili ka 120 ulëse.

Në garë për të siguruar vende në Kuvend janë 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.

Votimi për zgjedhjet e  parakoshme të 11 qershorit në Kosovë ka filluar në orën 7:00 të mëngjesit deri në orën 19:00./21Media

Back to top button