Votuesja se gjen emrin në listë
Nga vendvotimi në Gjilan
Gazetari Valon Rushiti po qëndron në vendvotimin në shkollën ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan. Bëhet e ditur se në këtë qendër të vendvotimit ka një numër të madh të votuesëve.
Një qytetare nga Gjilani i tha RTV 21 se ajo do të duhej të votonte në këtë qendër por ajo kishe hasur në problem dhe nuk ka mundur ta gjej emrin e saj.
Ajo gjithashtu tha se “çështja qe neve po na brengos ështe se gjyshi dhe gjyshja kane vdekur dhe prapë janë në listë”. Shtoi se hallin e saj për këtë ka dashur ta rrëfej në media. / 21Media