Qytetarët shpresojnë në ndryshime

Qytetarët shpresojnë se pas këtyre zgjedhjeve do të ketë ndryshime në vend

Disa nga ta intervistuar nga KP kanë thënë nga këto zgjedhje presin ndryshime në të gjitha aspektet e jetës.

Ndërkohë derisa disa nga ta edhe janë shprehur të mllefosur për situatën në vend e që sipas tyre është e vështirë.

Fadil Ademi tha se pas zgjedhjeve pret ndryshime në të gjitha aspektet me të cilat përballen qytetarët.

Ai pasi që hodhi votën e tij në shkollën “Naim Frashëri” shpreson se  kësaj radhe do të fitojnë.

 “Sigurisht që presim të bëhet më mirë deri më tash nuk ka qenë mirë sidomos në punësim në mirëqenie shëndetësi, presim ndryshime të madh , besoj që kësaj radhe do të fitojmë” , tha Fadil Ademi.

Po ashtu qytetari tjetër , Nexhmedin Llapashtica , që jeton në Prishtinë tha se cdo gjë deri më tani ka shkuar mbrapa e jo përpara.

Ai tha se është turp që ky popull ta ketë një shtet të tillë.

 “Gjithmonë është duke shkuar mbrapa dhe jemi ka shkojmë më shekuj mbrapa , këtë rini këtë kulturë këtë universitet këto sene mos me i dit me dit vendin ose zgjedhjet çka janë. Kjo është një turp i një populli të një shteti të tillë, mendoj që kjo nuk ia vlen duhet të ketë qartësi” , tha ai.

Edhe Bashkim Bellaqa shpreson se në këto zgjedhje do të ketë ndryshime për të mirë.

“Shpresoj që do të ketë ndryshime. Ssovrani sot e ka ditën ku do ta thotë fjalën e vet shpresoj që do të jepet një zgjidhje e duhur dhe mundësitë janë përmirësim i gjithë tregueseve të vendit duke filluar prej përmirësimit të një vendi të punësimit, të varfërisë si dhe çështjeve tjera që ndërlidh shoqëria kosovare” , u shpreh ai.

Ndërsa , Shyqri Elshani, i cili ka ardhur nga Teksasi i SHBA-ve u shpreh i dëshpëruar duke mos gjetur fare emrin e tij në listë të votimit.

“Kemi ardh për ndryshime se po përsëritet e njëjta këngë. Të njëjtat parti jemi mërzit për ato ndryshime kemi ardhur t’i provojmë këta që nuk i kemi provuar deri tash ndoshta ka me pas ndryshim”, tha Elshani.

Ai tha se do të votonte, por emri i tij nuk u gjet askund.  Ndryshime kësaj radhe pret edhe Avdi Ahmeti. Ky qytetar i Prishtinës tha se kanë pritur mjaft  qe 18 vjet.

“Çdo pritje është e mirë , besoj që do të ketë ndryshime mjaft jemi stagnuar qe 18 vite pritet vërtetë të kemi tash , kemi dy koalicione dhe një parti të pavarur që është VV që do të ketë vërtetë një kthesë dhe një mision shumë më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës, mendoj në aspektin ekonomik të ketë ndryshime se pa punësia është shumë e madhe” , tha Ahmeti.

Mllefosjen e saj e ka shprehur edhe Shahbaze Ibishaj, qytetare e cila është e mllefosur me gjendjen që ishte deri më tani në Kosovë , duke thënë se cilado Qeveri që do të dalë do të mendoj më seriozisht për qytetarët e vendit .

“Unë e kreva  sot obligimin qytetar. Shpresoj që ta kryejnë edhe qytetarët tjerë të Kosovës. Mendimi im është që Qeveria që do të dal në këto zgjedhje është se do të mendojë seriozisht për të gjithë qytetarët e vendit. Shpresoj që më mos të ketë emisione ‘Edhe unë jam Kosovë’ , më pensionisti mos të mendoj se a do të ketë të holla për bukë apo vetëm për barëra, mendoj se zhvillimi ekonomik do të jetë në nivel , arsimim cilësor do të ketë në vendin tonë  po ashtu besoj që edhe investime të jashtme do të ketë më shumë” , tha ajo.

Në shkollën fillore “Naim Frashëri” deri në orën 12:00 nuk është shënuar asnjë parregullsi ndërsa paradite në këtë shkollë ka qëndruar edhe shefi i vëzhguesve të BE-së Alojz Peterle.

Back to top button