Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë të shëruar dhe një rast i ri me COVID-19 në Malishevë

 

Në komunën e Malishevës janë shëruar edhe shtatë persona dhe është regjistruar një rast i ri me COVID-19. Rasti i ri i regjistruar me COVID-19, është nga fshati Carrallukë. Numri i rasteve aktive në këtë komunë është 40.

“Gjendja aktuale me COVID-19 në komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti e i parë, e deri më sot, me COVID-19 janë regjistruar 179 persona, të cilët janë konfirmuar nga IKSHPK, ndërsa 126 prej tyre janë shëruar, 40 raste janë aktive, kurse 13 persona kanë vdekur.”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button