Taravari: Ilaçet nuk do të shtrenjtohen

Taravari shfuqizon vendimin e Todorovit

Ministri i Shëndetësisë, csot theksoi se e ka shfuqizuar vendimin e sjell më 26 maj nga Fondi për Sigurim Shëndetësor që ka të bëj me rritjen e çmimit të ilaçeve, shkruan tv21.tv

Taravari tha se në interes të qytetarëve janë marrë masa konkrete për të hedhur poshtë këtë vendim.

Sipas tij pacientët janë prioriteti dhe për këtë ka vendosur që të merr vendim për shfuqizimin e këtij vendimi i cili siç thotë do të kishte efekt negativë në xhepin e qytetarëve. Gjithashtu, Taravari bëri të ditur se pacientët nuk do të paguajnë më shumë për më shumë se 100 ilaçe që janë në listën referente të Fondit të Shëndetësisë.

Edhe me këtë rast, pacienti ishte ai që do të paguante më shumë. Ministria ka formuar ekip për shqyrtimin e listës së ilaçeve që janë në përgjegjësinë e Fondit.

“Unë kam vendosur të marrë masa konkrete për anulimin e këtij vendimi të cilin Bordi Drejtues i Shëndetësisë ka vendosur më 26 maj të këtij viti, a vendimi ka dalë në gazetën zyrtare më 9 Qershor. Solla këtë vendim pasi kjo ndikonte në xhepin e pacienteve”, deklaroi Taravari./21Media

Back to top button