Vdiq nga COVID-19 një polic i Kosovës
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur betejën me Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunë së Podujevës, Nexhmi Rudari.
“Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i sherbeu me nder e përkushtim vendit të tij në secilën rrethanë të kohës. Hakifi ishte pjesëtar i respektuar i Policisë së Kosovës e që sot fatkeqësisht humbi betejën ndaj COVID-19”, ka shkruar Rudari në Facebook.
Rudari ka ngushëlluar familjen e Hakif Hodollit.
“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hodolli, miqtë dhe kolegët e tij. Shpirti i tij u prehtë në paqe”.
Me pikëllim mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Hakif Hodollit, njeriut të urtë, e të hareshëm. Hakifi i…
Posted by Nexhmi Rudari on Wednesday, 19 August 2020