2 të vdekur dhe 152 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri
Vazhdojnë shifrat larta të Covid-19 në Shqipëri ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 864 testime dhe 152 persona janë konfirmuar pozitiv.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.
Shërime – Në 24 orët e fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4096, që nga fillimi i epidemisë.
Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar dhe 28 qytetarë të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Ndërsa vijojnë të trajtohen edhe pacientë të dyshuar për COVID-19, sipas protokolleve përkatëse.
Vdekje – Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 pacientë, një 61 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese.
COVID-19 – Statistika (21 Gusht 2020)
Testime totale 54435
Raste pozitive 8119
Raste të shëruara 4096
Raste Aktive 3783
Humbje jete 240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1947
Durrës 489
Shkodër 302
Fier 177
Lezhë 157
Korçë 165
Vlorë 146
Kukës 123
Elbasan 118
Berat 70
Gjirokastër 45
Dibër 44./oranews