Haradinaj: Besimi jonë në aleatët amerikanë është i plotë

 

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar sot se takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, do të jetë një hap para për Kosovën.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova, të cilët i ka njoftuar për zhvillimet rreth çështjes së procesit të dialogut në Uashington me palën serbe.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth zgjedhjeve të parakohshme brenda AAK-së dhe për shkak të pamundësisë për grumbullimin e njerëzve, u dakordua që t’i propozohet Këshillit Drejtues që në respekt të vendimeve të qeverisë për masat kundër pandemisë, strukturat ekzistuese të vazhdojnë funksionimin deri në afatin e rregullt zgjedhor sipas statutit të partisë.

Sot takova kryetarët e degëve të Aleancës nga e tërë Kosova. Informova kryetarët për zhvillimet në Shtetet e Bashkuara,…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Mittwoch, 2. September 2020

Back to top button