Agim Çeku ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale
Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku është ftuar për intervistim nga ana e Gjykatës Speciale.
Çeku është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
Lajmin për mediat vendore e ka konfirmuar vetë Çeku, i cili ka thënë se me datën 28 shtator do të paraqitet në Gjykatë.