Vetëvendosje dorëzon kërkesat urgjente për raportim të Hotit
Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie kanë dorëzuar kërkesat urgjente për raportim të kryeministrit Avdullah Hoti, dhe ministrave të delegacionit lidhur me marrëveshjen e arritur me Serbinë.
“Kërkesa për raportim lidhur me Politikën e Jashtme, Ekonominë, të pagjeturit, viktimat e dhunës seksuale, Ujmanin, Minishengenin, bisedat për Zajednicën, ata që po i quajnë të “zhvendosurit” dhe për shpenzimet e një delegacioni të stërmadh në Washington”, thuhet në shkrimin e VV-së në Facebook.
LVV thotë se “takimi i 4 shtatorit përveç lëshimeve dhe nënshtrimit përballë Serbisë u karakterizua edhe nga përbërja masive e delegacionit të Kosovës, të cilët me qëndrimin e gjatë para dhe pas takimit i kanë shkaktuar shpenzime të mëdha e të panevojshme buxhetit të shtetit”.
Sot, deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë dorëzuar kërkesat urgjente për raportim të Avdullah Hotit dhe ministrave që…
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, 8 September 2020