Parashikimi i motit për pesë ditë
Diell dhe pjesërisht vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se javën që po vjen do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas tyre, vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim.
Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s./21Media