E kërcënojnë xhaxhain përmes telefonit
Arrestohet një person pasi ka kërcënuar axhën e tij
Në fshatin Bllacë të Suharekës,Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti se bashku me vëllain e tij, përmes telefonit kanë kanosur axhën e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar Policia e Kosovës.