Haradinaj thotë se Hysni Gucati është duke u arrestuar
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati po arrestohet nga EULEX, kështu tha nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj i cili ishte rrugës.
Haradinaj në një lidhje direkte ka thënë se Gucati do të dërgohet për në Hagë. Por, nuk konfirmoi arsyen e arrestimit të Gucatit.
Ndërkohë, avokati, Tomë Gashi përmes “Facebook”, ka thënë se po kryhet një bastisje pa vendim.
“Bastisje ne OVL të UÇK Pa vendim!Pa Ligj ne mbrojtje te drejtesis ???”, ka shkruar ai/21Media