Gashi: Specialja me Prokurorinë e Serbisë po fabrikon provat kundër pjesëtarëve të UÇK-së
Avokati i OVL të UÇK-së Tomë Gashi arrestimi e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt ka quajtur politik.
Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se Gucati e Haradinaj nuk kanë faj për shkak të rrjedhjes së dosjeve të Speciales, por sipas tij, ‘faji’ i tyre ishte se e kuptuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Serbisë me Gjykatën Speciale me fabrikim të provave kundër UÇK-së.
”Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik! Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn e Hysni Gucatin pa e arrestu dike te vetin! Qka ka faj Nasimi e Hysniu qe atyne ju rrodhen dokumentet nga Haga nja 2500 km larg selis se OVL te UÇK-së Keta nuk i hyn me kazem sudit! “Faji” i tyre ishte se e pam qart bashkpunimin e Prokuroris se Serbisë me Gjyjaten Speciale me fabrikim te provave kunder pjestarve te UÇK-së”, ka shkruar Gashi.
Gucati e Haradinaj u arrestuan me 25 shtator nga EULEX-i. Kryetari dhe nënkryetari i OVL UÇK-së janë dërguar në Hagë. /21Media
Kjo bash arrestim pa lidhje e 100% politik!
Po ku kan pa keta te specijalini sudit ne Hague me arrestu Nasim Haradinajn…Posted by Tomë V. Gashi on Sunday, September 27, 2020