Nesër vazhdon seanca plenare e Kuvendit

 

Kuvendi i Kosovës njofton se vazhdimi i seancës plenare vazhdon nesër me pikën e vetme të rendit të ditës – zgjedhja e Avokatit të Popullit. Në njoftimin e dërguar për media thuhet se vazhdimi i seancës plenare është paraparë të fillojë në orën 12:00.

”Duke pasur parasysh që e gjithë hapësira e sallës plenare të Kuvendit, përfshirë edhe ballkonin, vazhdon të jetë në dispozicion të deputetëve, në respektim të masave të ndërmarra për shkak të situatës pandemike, ju njoftojmë se prezenca mediave në këtë seancë, do të jetë e pamundur”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Kuvendit. /21Media 

Back to top button